Kreu i KQZ tregon se si do të veprohet nëse Ilir Meta zgjidhet deputet

Politikë

Kreu i KQZ tregon se si do të veprohet nëse Ilir Meta zgjidhet deputet

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, iu përgjigj sot pyetjeve të gazetarëve lidhur me procesin e votimit nga diaspora si edhe për procedurat që kanë të bëjnë me votimin e qytetarëve të Shqipërisë.

I pyetur se si di të veprohet në rast se Ilir Meta i cili ndodhet në burg zgjidhet deputet, Celibashi tha se “deputeti i cili shpallet fitues, e fiton mandatin që nga momenti që komisioni përkatës zgjedhor e konfirmon atë si të tillë”.

Pyetja: Pyetja ime ka të bëjë me listat shumëemërore të kandidatëve, pikërisht me një emër të veçantë që do të jetë pjesë e koalicionit të PD-së, Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Bëhet fjalë për emrin e Ilir Metës, që pritet të jetë një nga kandidatët në zgjedhjet e 11 majit dhe gjasat janë edhe në listat e sigurta, referuar dhe dakordësisë mes palëve. Meta dihet që prej muajsh ndodhet në paraburgim. Në rastin kur zoti Meta do të dalë deputet nga zgjedhjet e 11 majit, çfarë ndodh më tej? Kujtoj se kemi pasur një rast të ngjashëm në 2001 me Azgan Haklajn në Tropojë dhe atë rast ju ishin kryetar i KQZ-së.

Celibashi: Sikur se mund ta kuptoni dhe ta mirëkuptoni nuk mundet në këtë moment të jap një vendim për një çështje e cila mund të jetë potencialisht objekt i shqyrtimit nga komisioneri madje edhe nga institucione të tjera. Ajo çfarë Kushtetuta parashikon, që është fakti që çdo kandidat për deputet i cili shpallet fitues, e fiton mandatin që nga momenti që komisioni përkatës zgjedhor e konfirmon si të tillë, si kandidat fitues.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion