KQZ ceritifikoi rezultatet e zgjedhjeve, PS "feston" të hënën fitoren e 83 mandateve

Politikë

KQZ ceritifikoi rezultatet e zgjedhjeve, PS "feston" të

Partia Socialiste do të festojë fitoren e zgjedhjeve të 11 majit të hënën e 26 majit.

Pak orë pasi KQZ ka deklaruar si te certifikuar rezultatin elektoral të 12 qarqeve në vend, selia rozë ka zgjedhur të festojë fitoren e thellë me 83 mandate deputetësh.

Kryesocialisti Edi Rama, njëkohësisht edhe kryeministër, do të mbledhë të gjithë skuadrën e 11 majit në Pallatin e Brigadave.

Festa do mbahet në orën 18:00 të mbrëmjes dhe të ftuar mësohet se janë të gjithë kandidatët fitues dhe ata jofitues në zgjedhjet e 11 majit.

Partia Demokratike i ka kontestuar rezultatet e 11 majit me pretendime për manipulime dhe blerje masive te votave brenda dhe jashte vendit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion