Korreshi i bashkohet protestuesve: Me “surrat haletë”, Shqipëria po shkon drejt greminës

Politikë

Korreshi i bashkohet protestuesve: Me “surrat haletë”,

Deputeti i PD, Samir Korreshi i cili bashkë me disa kolegë të tjerë iu bashkuan protestës jashtë Kuvendit, me tonë të ashpra shpërtheu ndaj qeverisë Rama.

Sipas tij, ky vend është bërë i pajtueshëm, ndaj bëri thirrje që o sot o kurrë këtij Parlamenti t’i kthehet demokracia.

Saimir Korreshi: “Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen. Këtu sot duhet të ishim me këtë drejtim, me ata surrat haletë, më falin për fjalët. Plehra hajdut, e kanë kthyer në kosh plehrash.

O sot o korrë duhet t’i kthehet demokracisë. Këtij vendi duhet ti kthehet demokracia. Vëllezër, ky vend po shkon drejtë greminës. Fëmijët që të gjithë i keni jashtë shtetit, bujqërit që të gjithë po e hedhin prodhimin të gjithë në kanale. Nuk jetohet më në këtë vend. O sot, o kurrë këtij Parlamenti duhet ti kthehet demorkacia, ose do të na kthehet komunizmi.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion