Kongresi i socialistëve, Blendi Klosi: Kemi një trajner që na nxjerr fitues

Politikë

Kongresi i socialistëve, Blendi Klosi: Kemi një trajner që na

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi ka folur për mediat pas votimit për Asamblenë e re Kombëtare të socialistëve.

Klosi u shpreh se sot numërohen në total mbi 1 mijë anëtarë në PS, ndërsa duke u ndalur te ndryshimet në qeveri ai theksoi se ato janë ekskluzivitet i kryeministrit.

“Ne jemi 12 drejtues qarqesh. Të 12 ishin të involvuar në këtë proces. Të gjithë drejtuesit politik ndoqën procesin e rienergjizimit. Rezultati i procesit ishte dhe falë drejtuesve politik.

Bëni pyetje pa kuptim. Jemi pjesë e grupeve të shkëlqyera të punës. Për sa i përket ndryshimeve në qeveri janë ekskluzivitet i kryeministrit. Ndryshimet janë pjesë e një ekipi, pozicionohen në pjesë të ndryshme, kemi një trajner ne që na ka nxjerrë fitues.

Sa i përket grupit parlamentar, nesër në 8 të mëngjesit kemi një mbledhje të grupit ku do diskutohen edhe ndryshimet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion