Kolegji i kryetarëve të PD-së: Kryetari i ri të zgjidhet brenda 15 Korrikut

Politikë

Kolegji i kryetarëve të PD-së: Kryetari i ri të zgjidhet

Kryetarët e degëve të PD-së kanë zhvilluar një mbledhje këtë të hënë. Ata kanë kundërshtuar platformën që ka propozuar grupi parlamentar për riorganizimin e partisë. Sipas tyre, kjo kërkon kohë dhe kanë kërkuar që kryetari i ri të zgjidhet brenda 15 Korrikut.

“Për këto arsye, çdo ditë e humbur nuk i shërben as Partisë Demokratike, as demokratëve. Partia Demokratike duhet pa asnjë vonesë të zgjedhë kryetarin e saj dhe të nisë organizimin dhe përzgjedhjen, të ekipeve që do ta drejtojnë këtë parti drejt zgjedhjeve të ardhshme.

Partia Demokratike nuk mund të vazhdojë të qëndrojë më gjatë pa kryetar. PD ka humbur kohë në pritje, ndërkohë që nuk ka asnjë reflektim nga pala tjetër, as pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 majit. Procesi për zgjedhjen e kryetarit të përfundojë brenda datës 15 Korrik 2023”, thuhet në një deklaratë të kolegjit të kryetarëve.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Sipas tyre nëse vazhdohet të pritet, kjo i shërben projektit të kundërshtarëve politikë.

“Nuk duhet humbur më asnjë ditë kohë për organizimin e PD, zgjedhjen e drejtuesve dhe shndërrimit të Partisë Demokratike në forcën politike që kërkojnë sot shqiptarët”, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë që grupi parlamentar i PD-së propozoi disa hapa, sipas tyre për riorganizimin e partisë.

ME TE LEXUARAT