KAS vendos të hapë 24 kuti në Berat: Pranohen si provë disa nga materialet e dorëzuara nga LSI dhe PD

Politikë

KAS vendos të hapë 24 kuti në Berat: Pranohen si provë disa

KAS pranoi kërkesën e LSI, për të hapur 24 kuti të materialeve zgjedhore në qarkun e Beratit.
Mësohet se KAS do të shqyrtojë nga të dhënat e materialeve zgjedhore të këtyre 24 kutive përputhshmërinë e listave të zgjedhjeve, identifikimin elektronik të tyre.

Po ashtu, KAS rrëzoi kërkesën e PD-së, e cila kërkonte që të merreshin informacionet shtesë për provat shtesë nga institucionet shëndetësore dhe organet ligjzbatues, si SPAK dhe Prokuroria, për të vërtetuar sipas demokratëve shkeljet zgjedhore. Me kërkesën e dy anëtarëve të KAS, Braho dhe Çefa, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të administrojë dhe kryqëzimin e të dhënave nga pajisja PEI, identifikimi elektronik. Mbledhja e radhës, ku do të hapen kutitë e votimit, pritet të zhvillohet ditën e hënën, në orën 10:00.

LSI pretendon për shkelje të ligjit dhe se përmes hapjes së këtyre kutive do të sigurojë prova të mjaftueshme të cilat mund t’i japin asaj mandatin e parë në qarkun e Beratit, duke ia hequr PS-së. Bëhet fjalë specifikisht për mandatin e Blendi Klosit, duke i kaluar Ardit Çelës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion