KAS vendos rinumërimin e votave për kryetar në Belsh
Lajmifundit
/
5 Qershor 2023, 11:55
Politikë

KAS ka vendosur të bëjë rinumërimin e votave për kryetar bashkie në Belsh. Rinumërimi është caktuar të kryhet ditën e martë, 6 qershor, në orën 13:30.
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, vendosi të pranojë ankimimin e bërë nga përfaqësuesit ligjor të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në lidhje me procesin e numërimit në Belsh.
Ata pretendojnë se rreth 60 fletë votimi rezultojnë të vleshme, ndërkohë që shënimet janë të ndryshme nga ato që lehohen nga KQZ. Sipas tyre të gjithë këta vota që duhet të konsideroheshin të pavlefshme janë llogaritur për partinë Socialiste.


