KAS pranon kërkesën e LSI, hapen 108 kuti të qarkut Durrës

Politikë

KAS pranon kërkesën e LSI, hapen 108 kuti të qarkut Durrës

KAS vendosi që të pranojë kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe do të hapë të mërkurën 108 kuti të disa qendrave të ndryshme votimi në Durrës.

“Në interes të vazhdueshmërisë së procesit, KAS vendosi të pranojë subjektin LSI duke vendosur procesin e rinumërimit të 108 kutive të cilat janë të identifikuara sipas ankimit të LSI-së”.

Po ditën e sotme KAS vendosi që të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 25 Prillit për Qarkun e Durrësit.

 

ME TE LEXUARAT