“Jam Ilir Meta unë, or budallenj...” kreu i PL sulmon kreun e SPAK: Kam 300 mijë Vojo Kusha!

Politikë

“Jam Ilir Meta unë, or budallenj...” kreu i PL sulmon kreun e

Ilir Meta ka sulmuar kreun e SPAK, Altin Dumani, të cilin e ka cilësuar me atë që e cilësoi “kushëriri i tij Nuredin Dumani”, duke iu referuar të penduarit të vrasjeve me pagesë që po hetohet po nga prokuroria e posacme.

Në një dalje për median, Meta u pyet lidhur me reagimin e Altin Dumanit i cili ka hedhur poshtë akuzat se është takuar me MC Gonigal.

“Pse cfarë prisnit ju nga kushëriri i Dumanit? Prisnit të pranonte që është takuar me MC Gonigal?- pyeti Meta.

Në konferencë për median, kreu i Partisë së Lirisë, theksoi se Altin Dumani ka shkuar disa herë në burgun e Fierit duke iu lutur Kastriot Ismailajt të dëshmonte kundër Ilir Metës duke i premtuar edhe lirimin nga burgu.

“Ai të ketë kujdes se ku duhet të ikë, nëse vazhdon me veprime mafioze dhe me mendësi policeske e komuniste se gjykata vendos afërmendsh atë që thotë prokuroria”, tha Meta.

Ai vuri në dukje, se SPAK-u përdoret nga partitë politike për të marrë peng Partinë Demokratike përmes hetimit ndaj Berishës dhe Partinë e Lirisë përmes procedimit të nisur mbi bazën e sic tha një të dënuari për dhunë në familje.

“Ka 300 mijë Vojo Kusha Partia e Lirisë, minimumi, i ka këtu në Amerikën, në Angli, Bruksel e gjithë botën”, theksoi Meta.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LajmiFundit.al (@lajmifundit.al)

"Une ketu do te jem, jam Ilir Meta une or budallenj", theksoi kreu i Partise se Lirise, qe kujtoi shkarkimin e ish prokurorit te pergjithshem Arben Rakipi.

"E shkarkova Arben Rakipin pasi ika nga detyra, dhe nuk jam penduar sepse u perfshi ne politike. Por kujdes, sepse toleranca ime shpesh eshte keqkuptuar", theksoi Meta.   

I pyetur nga CNA diten e sotme, kreu i SPAK Altin Dumani ka mohuar akuzat e Metes se eshte takuar me MC Gonigal madje ka thene se emrin e ketij personi e ka njohur vetem nga mediat./lajmifundit.al 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion