"Ka 4 ditë që Martini s`pi ujë...!", protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministres Ogerta Manastirliu

Politikë

"Ka 4 ditë që Martini s`pi ujë...!", protestuesit

Tirane - Para ministrise se Arsimit ne Tirane u zhvillua sot protesta për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.

Qytetaret kerkuan doreheqjen e Ministres se Arsimit Ogerta Manastirliu.

Pjesë e protestës janë bërë edhe familjarë të 14-vjeçarit, tezja e tij, e cila ka tronditur të gjithë të pranishmit me fjalët e saj.

“Drejtësia të vihet në vend, nuk e çuam në luftë të na e therin, e çuam në shkollë. Gjithë Shqipëria ka mbajtur zi për nipin tim, brenda dhe jashtë vendit.

Duam vetëm drejtësi. Si mund të pi ujë kur Martini nuk pi? Ka katër ditë që as ujë nuk pi Martini”, shprehet tezja e viktimës.

"Ka 4 ditë që Martini s`pi ujë...!", protestuesit

Nderkohe qe ajo nuk është ndjerë mirë, të pranishmit i kanë ofruar ujë, por ajo nuk ka pranuar duke humbur më pas edhe ndjenjat.

Është kërkuar edhe ndihma e ambulancës e cila ka ardhur vetëm brenda pak minutash.

Thirrjet per doreheqjen e Ministres se Arsimit

Protesta e qytetarëve e nisur nga shkolla “Fan Noli” për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani është zhvendosur në Ministrinë e Arsimit.

Në kor, pjesemarresit kanë bërë thirrje për dorëheqjen e ministres së Arsimit, Orgerta Manastirliu.

Me pankarta në duar dhe me thirrje, ata shprehen të indinjuar nga ngjarja që tronditi opinionin publik, duke kërkuar më shumë siguri në shkolla.

Pjesëmarrës në protestë ishin edhe shokët e shoqet e klasës së Martinit.

ME TE LEXUARAT