“Je socialistja numër 1”, Rama i dorëzon kartën e anëtarësisë 100-vjeçares: E kisha me merak…

Politikë

“Je socialistja numër 1”, Rama i dorëzon kartën e

Në kuadër të procesit të rienergjizimit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar personalisht kartën e re të antarësisë një zonje që më 7 mars mbushi 100 vjeç.

Rama shkoi në shtëpinë e 100 vjeçares dhe i dorëzoi kartën me numrin 001, pra anëtarja e parë e Partisë Socialiste.

Pjesë nga biseda e kryeministrit në shtëpinë e të moshuarës në Lushnjë:

Rama: Ku e kemi atë socialisten numër 1? Të kam sjellë lule, u bëre 100 vjeç më 7 mars. Edhe 100 partisë tonë! Si je?



E moshuara: Shtyhem
Rama: Po të shtyheshin si ti kta të rinjtë, do bënin më shumë. Të kam sjellë edhe kartën e anëtarësisë dhe je numri 001, je e para


E moshuara: Faleminderit, të keni gjithmonë ndere kudo të jeni
Rama: E kisha merak të vija ta jepja vetë kartën. Thashë do shkoj t’ja jap kartën në shtëpi. Se për ju nuk kisha ardhur. 100 vjeçe është pararoja e PS-së.

Gjithashtu, kryeministri i dorëzoi kartën e anëtarësisë edhe një nxënësje e cila mbushi 16 vjeç, duke u bërë anëtarja më e re në moshë e PS-së.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion