“Jam vërtetë pa fjalë”, Bill Clinton nga pritja në Tiranë: Kam dashur gjithmonë të vij në Shqipëri

Politikë

“Jam vërtetë pa fjalë”, Bill Clinton nga pritja

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton ka mbajtur fjalimin e tij historik para qytetarëve në Tiranë ditën e sotme, në vizitën e tij të parë në Shqipëri.


Clinton u shpreh se kishte mbetur pa fjalë pas ceremonisë, ndërsa u shpreh falënderues dhe se do e ruante këtë moment gjithë jetën “si një thesar”.



Ish-Presidenti deklaroi se gjithmonë ka dashur të vizitojë Shqipërinë, ndërsa zbuloi se pyeste bashkëshorten e tij Hillary, e cila ka vizituar vendin më parë se si ishte këtu.

Clinton shtoi se edhe pse nuk luan asnjë rol politik zyrtar në SHBA, ai mund të shprehej se vendi i tij është i angazhuar për lirinë dhe integritetin e Shqipërisë.

ME TE LEXUARAT