‘Jam i frikësuar për njerëzit’ PD i përgjigjet sërish kryeministrit: Rama po përpiqet të na ndalojë duke na kёrcënuar

Partia Demokratike i është përgjigjur sërish kryeministrit Edi Rama në lidhje me reagimet e kreut të qeverisë për grumbullimet që organizon Lulzim Basha gjatë takimeve me qytetarët.
‘Rama e di qё do tё humbasё, ndaj po pёrpiqet tё sulmojë takimet tona elektorale duke pёrdorur pretendime tё rreme. Rama e di qё askush nuk mund t’i ndalojё qytetarёt shqiptarё qё duan ndryshim dhe kjo e shqetëson atё.
Ajo qё ai di tё bёjё ёshtё tё fajёsojё çdokёnd pёr dёshtimet e tij. Partia jonё funksionon si çdo parti nё Shqipёri – nё zbatim tё ligjit dhe nё mёnyrё demokratike.
Rama pёrpiqet ta ndalojё kёtё duke keqinformuar dhe duke pёrdorur kёrcёnime dhe presion ndaj PD. Por kjo nuk do ta ndihmojё atё. Nё 25 Prill, Shqipёria do tё fitojё dhe Rama do tё humbasë.’- shkruan PD.


