Më shumë se 4 orë duke u marrë në pyetje, ish-deputeti Ralf Gjoni tregon arsyen pse u thirr në SPAK
Ish-këshilltari i Ilir Metës dhe ish-deputeti i LSI-së, Ralf Gjoni ka zbuluar arsyen pse u thirr në SPAK për t’u pyetur më shumë se 2 orë. Ish-deputeti tha se nuk është thirrur si një person në hetim, por si një “shtetas i angazhuar në pozicione shtetërore”.
“Jam pyetur si shtetas në cilësinë e të angazhuarit në angazhime dhe pozicione shtetërore. Nuk u pyeta si person në hetim. Nuk ka arsye për të më hetuar mua.
Nuk kam qenë pjesë e dosjes së ish presidentit Meta, se s’kam qenë në kontakt me të kur ka qenë kryetar shteti. Nuk ka asnjë arsye për të më hetuar mua.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Nuk mund ta them më shumë, mund të pyesni prokurorët. Dua të respektohem dhe dua të tregohem profesional, kaq kisha për të thënë.”, tha ai para gazetarëve.
10;10-Ish-këshilltari i Ilir Metës, Ralf Gjoni thirret në SPAK
Ish-këshilltari i Ilir Metës dhe ish-deputeti i LSI-së, Ralf Gjoni është thirrur në Prokurorinë e Posaçme.
Ralf Gjoni ka hyrë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm.
Ende nuk dihet arsyeja pse ish-këshilltari i Metës është thirrur në SPAK, ndërsa ka mbërritur i vetëm në godinën e organit të hetimit.