Ish-deputeti Ervin Salianji në burg, Gjykata e Lartë merr sot vendimin për rekursin e tij

Politikë

Ish-deputeti Ervin Salianji në burg, Gjykata e Lartë merr sot vendimin

Gjykata e Lartë do të japë sot vendim për ishligjvënësin demokrat, Ervin Salianji. Vendimi pritet që të jepet në orën 10:00. Salianji ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë, kundër dënimit me 1 vit burg.

Që më datë 15 tetor 2024, Gjykata e Lartë refuzoi një kërkesë të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, për pezullimin e dënimit me 1 vit burg nga Apeli. Ish-deputeti i PD-së po vuan dënimin me burg për kallëzim të rremë. Ndërsa, nesër pritet të vendoset për të në Gjykatën e Lartë.

Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg në shkallën e parë, për çështjen e një përgjimi që pretendohej se ishte i vëllait të Fatmir Xhafajt”. Ndërsa, më tej, Gjykata e Apelit më 26 shtator 2024 vendosi të lërë në fuqi vendimin për dënimin me një vit burg për të.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion