Ndërpritet seanca, Ina Zhupa përplaset me Erion Bracen e Niko Peleshin: Gruas tënde i thua ruse?!
Tirane - Seanca e Kuvendit te Shqiperise eshte nderprere diten e sotme pas perplasjeve te forta mes deputeteve.
Deputetja Ina Zhupa u përplas edhe me kreun e grupit të PS, Niko Peleshi.
Peleshi: Kërkoj që seanca të ndërpritet derisa deputetja të kërkojë falje.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Zhupa: Po ti Niko, i thua gruas tënde ruse?
PS braktis Kuvendin, Spiropali ndërpret seancën pas fyerjeve: Deputetë, përmbahuni!
Seanca e Kuvendit u nderpre per shkak te perplasjeve te forta mes mazhorances dhe opozites.
Spiropali: Do e mbyll seancën se është e paprecedentë, ju lutem përmbahuni. Kushdo që fyen duhet të dënohet
Peleshi: Kërkoj që seanca të ndërpritet derisa deputetja të kërkojë falje.
Ina Zhupa fyen Erion Bracen, PS largohet nga Parlamenti
Deputetet e PS braktisen sallen e Kuvendit pas debateve dhe tensioneve qe ndodhen ne seance.
Shkak jane bere deklaratat e demokrates Ina Zhupa ne adrese te deputetit socialist Erion Brace.
Zhupa fyen Braçen, PS largohet nga Kuvendi.
Zhupa: Keni një problem të madh me gjatësinë, unë Nuk i dëgjoj ata nën 1 e 50 metra, nuk e di kush ta jep të drejtën të më quash ruse se unë s ia jap të drejtën e vetes të të them kone edhe pse të thonë të gjithë.
Fëmijët kur futen në çështje të të mëdhenjve, ne u themi o Erion t’u rritë boja sa shumë m të ha goja. Ti që përmende parfumin dje, nuk reagoi kur e tha Braçe.
Ina Zhupa:
Në mungesë të dhënies së fjalës për replikë me zotin Xha Sulo nga filmi Kapedani alias Erion Braçe, dua të them që po zoti Braçe keni problem të madh me gjatësinë por nuk ta zgjidh unë dot këtë problem dhe unë nuk i dëgjoj ata nën 1 e 50 metra. Unë nuk e di kush ta jep të drejtën që të quash si ruse, se unë nuk ja jep vetes të drejtën të të quaj kone, edhe pse të quajnë të gjithë. Por megjithatë kjo është çështje personale. Me thënë të drejtën nga anët e mia, nga unë vi, fëmijët ne i trajtojmë me shumë respekt dh ei mbajmë mirë dhe kur futën në çështje të të mëdhenjve ne kemi nëj shprehje dhe themi ‘O Erjon t’u rrit boja, sa shumë m** të ha goja.
Erion Braçe: “Si mund ta lë pa replike kur kjo e di median si rubinet. Media që nuk çojnë ujë te qeveria, unë di që uji mbahet në kanale, tub. Jo ne media. Mos u lyej me parfum, pri thonjtë. Kjo është e para, reflektuar… e dyta, në asnjë sekondë, moment të mbledhjes së djeshëm, nuk kam kërkuar të hetonte mediat, gazetarët. Kam thënë të mbahen përgjegjës autorët dhe kam kërkuar dhe do e bëj që autoritetet të hetojnë dezinformimin që ka një qëllim politik. Tije një nga ato që duhet të hetohesh për dezinformim. Që ti nuk di të lexosh, këtë e di. Nuk di të lexosh, por që nuk dëgjon, ky është problem tjetër. Deklaratat janë publike, mëri dëgjoji, po nuk dite të shkruash, ti zbardh unë. Mua ti më dukesh si ruse, por nuk je ruse.”
Spiropali: U bëj thirrje të gjithëve deputetëve të Kuvendit të përmbahen. Nuk është e hijshme kjo. Zonja Zhupa ju lutem.
Ina Zhupa: E meriton plotësisht. Tani zonja Spiropali dhe Balluku, ke bërë dje një tryezë për dhunën gjinore dhe lejuat që deputeti Braçe të etiketonte parfumin, thotë, gjatësinë dhe ti nuk reagove. Ti që mbajte dje një fjalim për parfumin. Nëse nuk reagoni mbajeni dhe këtë se e meritoni plotësisht. Çështja për të cilën unë e kam thirrur këtë seancë, është çështje shumë më serioze se sa zotëria i cili e meritonte plotësisht. Është ngjarje tragjike, ngjarja e humbjes së jetës së Martinit dhe plagosjes së Luizit. Ishte një ngjarje që çdo njeri normal s’do bënte zhurmuesin këtu nga një thënie, por do duhej të ishte prekur nga ngjarja. Ajo zonjë e cila u zgërdhi në Kuvend nga një ngjarje e rëndë, është shumë e irrituar nga shprehjet popullore të popullit tonë të dashur dhe të mençur.
Socialistët ikin nga salla.
Zhupa: Ikni, ikni. Vazhdoni. Vazhdoni përjashta ju lutem. Të gjithë të korruptuarit jashtë. Të gjithë hajdutët jashtë, nuk meritoni të rrini në këtë sallë kur flitet për vdekjen e një 14-vjeçarit. Dilni jashtë të gjithë, ju të korruptuar, ju hajdutë.
Braçe debat me Nokën nga vendi.
Spiropali: Do bënit mirë të kërkonit falje dhe jo ti thellonit këto fyerje.
Zhupa: Jam në të drejtën time. Vazhdojmë me kohën. Manastirliu ishte mësuar si ministre e shëndetësisë që ti bënte gjëmës shqiptarëve. Dhe ishte mësuar që vdekjet nuk i bënin përshtypje. Si ministre e Arsimit po bën rekorde në këtë drejtim duke krahasuar veten me ministren e Shëndetësisë.
Zhupa vijon interpelancën ndërsa Manastirliu ka ikur nga salla.