Ilir Meta kërkoi divorcin nga Monika Kryemadhi, zhvillohet sot seanca për zgjidhjen e martesës

Do të zhvillohet ditën e sotme (21 Shkurt) në orën 10:30 seanca gjyqësore për zgjidhjen e martesës së Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës. Padia për divorc është ngritur nga presidenti i PL-së, Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli.
“Lidhur me çështjen me paditës I.M dhe të paditur M.K. Me objekt “zgjidhje martese” është caktuar seanca gjyqësore 21.02.2025, ora 10:30”, informon gjykata më 23 Janar.
Në qershor 2024 Panorama Online siguroi dokumentin e kërkesë padisë së Ilir Metës drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku kërkon zgjidhjen e martesës me Kryemadhin.
Meta dhe Kryemadhi janë martuar në tetor të 1998 dhe nga martesa kanë tre fëmijë, Bora, Besar dhe Era Metaj.
KERKESE PADI
PADITES: Ilir Metaj, I biri I Rexhep dhe I Fiqirete, I datelindjes 24.03.1969, lindur ne Skrapar dhe banues ne Tirane, I martuar me 3 femije, me shtetesi dhe kombesi shqiptare, adresa: Partia e Lirise, rruga “Sami Frasheri”, godina 20/10, Tirane.
E PADITUR: Monika Kryemadhi, e bija e Ramazan dhe e Fatime, e datelindjes 09.04.1974, lindur dhe banuese ne Tirane, e martuar me 3 femije, me shtetesi dhe kombesi shqiptare, adresa: Rezidenca „Kodra e Diellit”, vila nr. 50, Tirane
OBJEKTI I PADISE: Zgjidhja e marteses me te padituren
BAZA LIGJORE: Neni 132 e vijues te Kodit te Familjes
DREJTUAR: GJYKATES SE SHKALLES SE PARE TE JURIDIKSIONIT TE PERGJITHSHEM
(SEKSIONI FAMILJAR)
E nderuar Gjykate!
TIRANE
Me te padituren sipas edhe certifikates se marteses bashkelidhur kesaj kerkese padie kemi lidhur martese ligjore ne Bashkine Tirane me Aktin nr 1982, date 29.10.1998.
Nga kjo martese kane lindur 3 femije:
Bora Metaj e datelindjes
Besar Metaj i datelindjes
Era Metaj e datelindjes


