Mbyllet protesta e opozitës, Berisha: Më 11 maj fitojmë zgjedhjet, rrëzojmë Ramën!

Pas rreth një ore nga fillimi i protestës, opozita ka mbyllur tubimin e thirrur ne bulevard peralle kryeministrise.
Sali Berisha në fjalën e gjatë para protestuesve të mbledhur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, tha se në 11 maj opozita do të fitojë.
“Ne jemi e vetmja forcë politike që përmbysëm dy diktatura, atë të Enverit dhe bastardit komunist. Rroftë PD.
Miqtë e mi, përsëri krimi është kundër nesh, prokuroria politike dhe gjykata e narkoshtetit janë kundër nesh, por ne përsëri jemi të pamposhtur dhe qëndrojmë si mur në fitoren tonë”, tha Berisha.
Ilir Meta fjalim nga burgu, kapsollat lëndojnë tre policë në protestën e opozitës

Ilir Meta mbajtu fjalim nga burgu 313 ne protesten e sotme te mbajtur nga opozita ne Tirane perballe kryeministrise.
Meta iu adresua protestuesve me ane te nje audio mesazhi te shoqeruar edhe me zbardhje ne forme teksti ne ekranin e trubunes se tubimit.
Nderkohe pasi fjalen e ka marre Sali Berisha, nga turma ka pasur hedhje te mjete shperthyese.
Si pasojë e hedhjes së lëndëve piroteknike drejt punonjësve të Policisë janë lënduar tre punonjës policie, (një punonjëse në sy, një punonjës në dorë e një tjetër në fytyrë), raporton top channel.


