“Ik, ik largohu!”/ Bylykbashi iu bashkua protestës, pensionistët largojnë deputetin

Politikë

“Ik, ik largohu!”/ Bylykbashi iu bashkua protestës,

Dhjetëra pensionistë dhe ish-minatorë kanë protestuar para Parlamentit ditën e sotme, duke kërkuar rritje të pensioneve dhe miratimin e statusit të minatorit.

Gjatë thirrjeve të tyre është bashkuar për një moment edhe deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi.

Megjithatë, ky i fundit nuk është lejuar nga pensionistët të bëhet pjesë e tubimit të tyre, me këta të fundit që njëzëri kanë bërë thirrje për largimin e tij.

“Oerd Bylykbashi largohu, largohu” dëgjohet t’i jenë drejtuar deputetit të opozitës pensionistët dhe ish-minatorët.

ME TE LEXUARAT