“I shkova në zyrë”, Halim Kosova zbulon bisedën me Bashën: Çfarë i kërkova para zgjedhjeve dhe përgjigja që mora

Politikë

“I shkova në zyrë”, Halim Kosova zbulon bisedën me

Mjeku i njohur Halim Kosova, i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Kjo Javë”, të Nisida Tufës në “News 24”, tregoi takimin e bisedën e fundit që ka zhvilluar me liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Ai tregoi se i ka bërë kryedemokratit një pyetje: “Ku e kam vendin unë në Partinë Demokratike?” Sipas mjekut Kosova, Basha i ka thënë që vendin e ka ngjitur me të tijin, por pyetjes se çfarë do të bëj aty, ai i ka thënë se do t’i përgjigjet më 25 prill.


Në këtë moment, mjeku Halim Kosova thotë se i ka transmetuar Bashës, se është mbështetës i PD dhe i tiji, por i ka kërkuar leje për të kaluar nga krahu tjetër e t’i japë një dorë sistemit shëndetësor.

“Biseda e fundit që kam pasur me Bashën është para listave. I shkova në zyrë dhe i them të bëj një pyetje, ku e kam vendin në PD. Këtu ngjit me mua, po çdo bëj aty i thash, po do ta them më datë 25 tha. I thash që kam ardhur të transmetoj diçka, që jam me ty jam me ty dhe kjo dihet, që jam me PD jam me PD e kjo prapë dihet, kam ardhur të kërkoj leje që të kaloj pak nga krahu tjetër t’i jap një dorë në sistemit shëndetësor”, u shpreh Kosova.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion