I zuri vendin Etilda Gjonajt si ministër Drejtësie, vajza uron Ulsi Manjën: Krenare të jem bija jote

Kryeministri Edi Rama surprizoi jo pak me emrat që zgjodhi për kabinetin e ri qeveritar, të mandatit 3.
Ulsi Manja është një nga të besuarit e kryeministrit Edi Rama për kabinetin qeverisës “Rama 3”. Atij i është dhënë posti i ministrit të Drejtësisë, duke i marrë karrigen Etilda Gjonajt.
Pas kësaj arritje politike, të shumta kanë qenë urimet për Ulsi Manjën.
Këtyre urimeve nuk kishte si tu mungonin familjarët e zotit Manja. Së fundmi ka qenë vajza e tij e cila në rrjete sociale ka bërë një dedikim duke uruar babanë e saj për detyrën e re.
Vajza e Manjës ka postuar edhe disa foto kur ajo ishte fëmijë ndërsa krahas tyre shkruan “Jam krenare që jam vajza jote”.


