Humbi betejën me COVID-19, Rama mesazh për mjekun e Kombëtares: La pas një kujtim të pashlyeshëm për të gjithë

Politikë

Humbi betejën me COVID-19, Rama mesazh për mjekun e Kombëtares:

TIRANË
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta parakohe të mjekut të kombëtares Ylli Mihali, i cili humbi betejën me COVID-19.

Rama shkruan se Mihali ishte njeriu kyç që për vite të tëra u kujdes për fizikun e djemve të Kombëtares, duke e cilësuar një ditë të zymtë për familjen e tij dhe kuqezinjtë. Kryeministri thekson se ai la pas një kujtim të pashlyeshëm për të gjithë që e njohën.

“????YLLI MIHALI, mjeku fizioterapist i kuqezinjve, njeriu kyç që për vite të tëra u kujdes për fizikun e djemve të Kombëtares, nuk ia doli betejës së tij më të rëndësishme, asaj për jetën kundër Armikut të Padukshëm Covid-19.
Bashkohem me dhimbjen e miqve të Yllit dhe të krejt komunitetit sportiv, në këtë ditë kaq të zymtë për familjen e tij, e për kuqezinjtë që ishin familja e dytë e këtij njeriu të mirë e profesionist, që prej 30 vjetësh shërbeu me përkushtim, duke lënë pas një kujtim të pashlyeshëm për të gjithë ata që e njohën????”, shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion