"Hetimet e SPAK me medota të Sigurimit", Rama për Veliajn: Nuk e bëri ai zv.ministre gruan e biznesmenit

Politikë

"Hetimet e SPAK me medota të Sigurimit", Rama për Veliajn:

Kryeministri Edi Rama ka komentuar ne kryesine e Kuvendit, hetimet e SPAK per Erion Veliajn.

Ai tha se ka dijeni vete per disa nga episodet qe permenden ne materialin mbi 400 faqe te cilin e cilesoi te ngjashem me nje roman.

Pjese nga fjala e Rames:

Une di nje fakt, qe ne dosjen e SPAK per Erion Veliajn, ne ate material 400 faqe thuhet se zv ministrja e punes u emerua pasi i shoqi i saj biznesmen udhetoi me Erionin ne avion.

Zv.ministrja e punes dhe mbrojtjes sociale, eshte vendosur ne detyre me kerkesen e kryetarit te Kuvendit te kohes, kur ishim ne koalicion.

Me ka kerkuar qe te flas me Erionin, qe te vendosej kjo grua, une nuk e njihja, por eshte grua nga shoqeria civile, na mbeshtet, kjo eshte e verteta.

Te thuash se kjo u emerua zv ministre se Erioni udhetoi ne avion me biznesmenin ka dy mundesi, ose te jesh shkolla e sigurimit te shtetit, qe te thoshte cfare beje ti ne makinen e ambasades jugosllave, ose te kesh te zbardhur krejt biseden.

Ne ate dosje, ka njerez, artiste, personazhe, qe une i kam takuar, pasi me kane thene qe jane ne gjendje te rende psikologjike. 

E kam kerkuar, nuk kishte telefon, ja kishin marre dhe nuk ja kishin kthyer me. 

E kam marre me telefonin e gruas, e kam degjuar nga ana tjeter nje grua qe vetem qante. 

Jam takuar me personin, dhe po ju them, qe me ka ardhur turp, personalisht mua, kur kam menduar qe sot une jam kryeminister dhe ndjehem i pafuqishem karshi nje personi qe me ka kujtuar veten time kur me moren atehere dhe me cuan tek Myslym Keta, ose tek Brraka.

Aty jo po ketu, jo po ketu, jo familja, jo nderi, nderkohe qe ma thoni dot ju mua.

Nuk e di pse e kane thirrur ate person, si mund te merret ne rruge nje baba qe eshte duke cuar femijen ne kopesht me karroce?

Hajde me ne, i kane thene. 

Ku jemi ketu ne?

Si mund tri tregohet dikujt nga dritarja, e shikon ate godinen atje?

Ai eshte profesor, njeri i artit, qe ka nderuar Shqiperine.

I kane thene eshte burgu ai!

Atje mund te perfundosh! i kane thene. Mendo per djalin 3 vjec.

Ku jemi ketu ne? 

Tani vijme te standardet, si ka mundesi Ulsi, ministri i Drejtesise?- qe kjo shumice qeverisese ka miratuar fonde te pa imagjinueshme, dy fonde jane ne buxhet qe jane jashte trajektores normale, fondi i mbrojtjes per shkak te NATO-s dhe fondi i drejtesise.

Paga qe nuk krahasohen me pagate  askujt ketu, fonde qe nuk jane pare kurre ne buxhetin e drejtesise.

Keta nuk kane mjete per te regjistruar personat qe marrin ne pyetje, i mbajne me ore te tera dhe ne fund u japin nje cope leter.

Ku jemi ketu?

ME TE LEXUARAT