“Herën tjetër do jenë 3 ditë ose 3 javë”, Berisha paralajmëron protesta të tjera
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë për mediat, tha se protesta e radhës mund të zgjasë me 3 ditë ose 3 javë nëse është e nevojshme.
Berisha: Që denoncuesit e krimi i burgosur, dhe që bosët e krimit i lumturon duke i shpallur investitor strategjik.
Prandaj miqtë e mi, 3 orët e djeshme që narkoshteti u paralizua, ishin në fakt 3 orë çlirimi për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ato 3 orë, mbrëmë hynë në historinë epike të përpjekjes së shqiptarëve për liri dhe demokraci dhe beteja nuk ndalet.
E provuan dje dhe dështuan.
Narkopolicia ndërhyri dje ndaj protestuesve paqësor. Narkopolicia kishte urdhër të qartë për të ndërprerë protestën. Por dështuan. Dështuan sepse mosbindja vazhdoi aq sa ishte paralajmëruar. Narkopolicia nuk na e shkurtoi dot as me 1 sekondë mosbindjen tonë civile. Edi Rama e di mirë.
Që dje ishin vetëm 3 orë. Por herën tjetër do të jenë 3 ditë. 3 javë po të jetë nevoja. Dhe jo bllokim rrugësh. Por okupim të atyre institucioneve pa të cilat narkoshteti nuk do mund të funksionojë”, tha Berisha.