Hapja e negociatave, ambasadori gjerman Zingraf: Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet

Politikë

Hapja e negociatave, ambasadori gjerman Zingraf: Shqipëria i ka

Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf, nuk ka preferuar të japë një koment në lidhje me shpalljen 'non grata' të Sali Berishës nga ana e qeverisë së SHBA-ve.

I pyetur nga mediat në Korçë Zingraf ka thënë vetëm 'no comment'.

Zingraf është shprehur i sigurt se BE do të çelë shumë shpejt negociatat me Shqipërinë pasi janë plotësuar të gjitha kushtet.

"Më lejoni që në emër të qeverisë federale për të cilën mua më lejohet të flas të them që kushtet për çeljen e negociatave janë plotësuar tashmë dhe unë jam i bindur se kjo do të vijë shumë shpejt. Por duhet të keni parasysh që duhet të bien dakord të gjitha vendet anëtare", tha ndër të tjera Zingraf.

ME TE LEXUARAT