Guvernatori Gent Sejko flet për Pal Trashajn: Keqardhje, por kredinë tek NOA s’e kishte paguar!

Kreu i Bankes se Shqiperise, Gent Sejko ka reagur për herë të parë nga Kuveni mbi vetëvrasjen e Pal Trashajt qe i dha fund jetes pas protestes para SPAK, per mikro kredite.
Sejko deklaroi se ndjeu dhimje për ngjarjen dhe shprehu ngushëllime për familjen ndersa gjatë fjalës së tij ai tregoi situatën ku ndodhej i ndjeri duke u kujdesur te kujtoje se ai nuk e kishte paguar kredinë.

Guvernatori hoqi përgjegjësinë nga vetja, duke u shprehur se i duket pa lidhje që akuzohet dhe nuk është përgjegjës.

Sejko: Është një manipulim nuk janë 100 mijë shqiptar. Ne patjetër jemi interesuar lidhur me kredinë e të ndjerit, kemi ndjerë një dhimbje të madhe jo vetëm unë kushdo këtu. I shpreh ngushëllime edhe familjes. Unë kam patur vetë një humbje dhe kur politika e përdorte ndihesha keq. Kemi bërë verifikimin e rastit. Po ai ka marrë një kredi në NOA dhe ka patur vonesë në pagesa.
Klienti ka premtuar herë pas here që do paguante por nuk e kishte bërë dhe NOA ka kërkuar të merren masa. Por ka patur penalitetet të mbledhura në 6 vite. Nuk i është marrë asnjë pasuri të ndjerit, ka patur vetëm sekuestro preventive nga Gjykata e Lezhës. Duhët të jemi të qartë kur shikojmë përgjegjësinë. Të akuzosh Gurvenatorin për një gjë të tillë më duket pa lidhje.
Pal Trashaj ndërroi jetë, pasi kishte pirë fostoksinë në hyrje të SPAK ku paraqitej per te denoncuar zyrtaret dhe personat me te cilet u perball ne ceshtjen e kredise.
Ai kërkonte një takim me kreun e SPAK Altin Dumani, për t’i shpjeguar atij, të gjithë zhvatjen që i ishte bërë nga kompania MCA, e cila merret me mbledhjen e kredive të këqija, te cilat i kalohen nga bankat dhe nga shoqerite financiare qe japin kredi te vogla.


