Grupet Vendore të Veprimit, “kyç” për zhvillimin ekonomik dhe punësimin në zonat rurale

Krijimi i Grupeve Vendore të Veprimit (GVV) në sektorin e Bimëve Aromatike dhe Mjekësore (BAMs) është domosdoshmëri për forcimin e bashkëpunimit midis fermerëve, bizneseve dhe institucioneve, me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm rural dhe ekonomik në Shqipëri.
Nisma e Programit Global për Cilësinë dhe Standardet (GQSP), e mbështetur nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO), thekson nevojën për të përmirësuar kapacitetet e përputhshmërisë me standardet dhe cilësinë në vendet prioritare. Duke u fokusuar në sektorë kyç si ai i Bimëve Mjekësore dhe Aromatike, GQSP synon të lehtësojë hyrjen në treg për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM), duke krijuar mundësi të reja dhe duke rritur konkurrueshmërinë e këtyre produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

UNIDO ka marrë iniciativën për organizimin e tavolinave të rrumbullakëta në rajone të ndryshme të Shqipërisë, si Shkodër, Korçë dhe Vlorë, të cilat janë përqendruar në identifikimin e nevojave specifike dhe në mobilizimin e burimeve për të mbështetur GVV-të, duke u bërë kështu një platformë kyçe për bashkëveprim dhe veprim të përbashkët.
Nëpërmjet këtyre takimeve dhe diskutimeve të fokusuara, është vënë në dukje se iniciativat udhëhequra nga komuniteti si GVV-të janë jetike për nxitjen e rritjes ekonomike dhe për të siguruar qëndrueshmëri në sektorin e Bimëve Aromatike dhe Mjekësore. Këto grupe mundësojnë një qasje të koordinuar dhe të unifikuar ndaj sfidave të përbashkëta, duke shfrytëzuar forcat kolektive për të adresuar çështjet e cilësisë, standardizimit dhe aksesit në tregje të reja.

Përveç kësaj, ato luajnë një rol të rëndësishëm në përforcimin e lidhjeve midis aktorëve lokalë dhe në nxitjen e inovacionit dhe ndarjes së njohurive, duke kontribuar kështu në një sektor më të fortë dhe më konkurrues të Bimëve Aromatike dhe Mjekësore në Shqipëri dhe përtej.
Në mars dhe prill, ekipi i Programit Global për Cilësinë dhe Standardet (GQSP) së bashku me Komisionin e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës nisën një seri udhëtimesh nëpër Shqipëri, nga veriu në jug, me qëllim të forcimit të sektorit të Bimëve Mjekësore dhe Aromatike. Këto udhëtime kishin në fokus nxitjen e bashkëpunimit, shkëmbimin e njohurive, dhe fuqizimin e komunitetit brenda këtij sektori të rëndësishëm.
Objektivi është të ndërtohet një infrastrukturë ekonomikisht e fortë dhe e qëndrueshme që mbështet të gjitha palët e interesit, duke përdorur si mjet kryesor formimin dhe zgjerimin e Grupeve Vendore të Veprimit (GVVs). Përmes këtyre udhëtimeve strategjike, synohet të zgjerohet dhe të fuqizohet rrjeti i GVV-ve në sektorin e MAPs, duke identifikuar zonat e reja për themelimin e grupeve të reja dhe duke ndihmuar në forcimin e atyre ekzistuese.
Përmes organizimit të takimeve të fokusuar me palët kyçe të interesit - përfshirë bizneset lokale, prodhuesit bujqësorë, liderët e komunitetit, dhe përfaqësuesit e organizatave përkatëse – u synua të inkurajohej një atmosferë të bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes aktive. Ky angazhim synon jo vetëm lehtësimin e zhvillimit dhe zgjerimit të GVV-ve, por edhe mbledhjen e burimeve specifike të sektorit për të përmirësuar hyrjen në tregje të reja.
Duke konsoliduar përpjekjet dhe shfrytëzuar njohuritë dhe burimet e përbashkëta, sektori i BAMs mund të njohë depërtoje më fuqishëm në tregjet ndërkombëtare, duke u ofruar kështu një avantazh konkurrues përmes unitetit dhe bashkëpunimit të fortifikuar. Këto udhëtime strategjike dhe përpjekjet për krijimin dhe zgjerimin e GVV-ve janë thelbësore për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme dhe të pasur për sektorin e BAM-re në Shqipëri.