Gogu i përgjigjet Bardhit: Laje gojën nga akuzat për babin e Zenit dhe Nokën, pastaj merru me PS

Politikë

Gogu i përgjigjet Bardhit: Laje gojën nga akuzat për babin e

Vijojnë debatet e forta dhe tensionet në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, ku nuk munguan edhe akuzat mes deputetëve të të dy kampeve.

Objekti i diskutimeve ka qenë pretendimi i opozitës për interpelancën me kryeministrin Edi Rama për rastin e Francesco Becchetit, mandati i Olta Xhaçkës dhe interpelanca me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, për të cilën kërkuan dorëheqjen.

Në një moment ishte deputeti i PD, njëkohësisht kreu i grupit, Gazment Bardhi që ka hedhur akuza ndaj kolegëve të mazhorancës, teksa edhe më parë i është tërhequr vëmendja nga kryeparlamentarja Spiropali që të mos fyej.

Ishte deputeti i PS, Toni Gogu që kërkoi fjalën dhe i kërkoi Bardhit që “kur të flasi për kolegët socialistë duhet të lajë gojën” dhe se “duhet të qëronte hesapet një herë me kolegët e tij të grupit”.

“Shko te vendi (SPAK), dorëzo kallëzime e prova dhe lërë fatin e kolegëve se atë e vendosin qytetarët. Kujdes me partinë socialiste dhe socialistët! Qëro njëherë hesapet me kolegët e grupit tënd dhe pasi të jetë larë goja me ato të grupit tënd, mund të vish dhe ta mbushësh gojën me baltë për kolegët socialistë...”, u shpreh Gogu.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion