GJKKO rrëzon sërish Berishën dhe Malltezin për revokimin e masës së sigurisë

Politikë

GJKKO rrëzon sërish Berishën dhe Malltezin për revokimin e

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për ndryshimin e masës së arrestit të shtëpisë, si dhe për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Ndërkohë në një deklaratë për mediat avokati i tij Genc Gjokutaj ka deklaruar se këto janë teknikalitete dhe se nuk duan që të ndërhyjnë në thelbin e çështjes.

“Sot kemi dëgjuar pataksira në seancë, po sot kemi marrë një kopje të vendimit të gjykatës për rrëzimin e kërkesës sonë për përjashtimin e Irena Gjokës. Këto janë teknikalitete. Nuk duan të hynë në thelbin e çështjes”, tha ai.

Ndërkohë lidhur me deklaratat e SPAK se Berisha ka shkelur masën e arrestit të shtëpisë pasi ka futur në banesë persona të tjerë jashtë rrethit të ngushtë familjarë, Gjokutaj tha: Berisha ka që në 30 dhjetor që nuk ka dalë nga dera, këta thonë që ka thyer masën.

Lajthitja e SPAK është e tillë që arresti në shtëpi nuk afekton aktivitetin e kryetarit të opozitës. Regjim putinist. Berisha thonë futi teknikë në shtëpi, ka takuar Brook dhe Rai3…  ligji e lejon, nuk  e ndalon një gjë të tillë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion