Gjekmarkaj rikuperohet, deputetët e PD kërcejnë me këngën e Berishes

Politikë

Gjekmarkaj rikuperohet, deputetët e PD kërcejnë me

Deputetët e Partisë Demokratike organizuan një festë për të shënuar fundin e vitit, duke lënë pas një periudhë të vështirë për partinë dhe liderin e saj, Sali Berishën, i cili e kaloi 2024-ën në “Arrest shtëpie”.

Atmosfera e festës u mbush me këngë dhe valle, teksa vëmendjen e publikut e mori një video ku deputetët e PD kërcenin këngën për Sali Berishën, të kënduar nga këngëtarja Fatmira Breçani.

Ajo që ra në sy në festën e Partisë Demokratike, ishte pjeëëmarja e deputetit Agron Gjekmarkaj, i cili u shtrua në spital pas përplasjeve të shënuara në protestën e 23 dhjetorit.

Gjekmarkaj shihej në gjendje të mirë shëndetësore, duke u argëtuar e kërcyer me kolegët e tij në parlament.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion