"Gënjeshtare, gjobaxhie", Bardhi debat me Felajn: Mos e përsërisni më se ju heq të drejtën e fjalës

Politikë

"Gënjeshtare, gjobaxhie", Bardhi debat me Felajn: Mos e

Një tjetër debat është zhvilluar në seancën e sotme plenare, kësaj here mes kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit dhe nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj. 

Debati ka nisur për listën e personave që mbajnë fjalën e tyre në foltoren e Kuvendit. Bardhi ka akuzuar Felajn se radhën e diskutantëve bën ajo si të dëshirojë, ndërsa i është drejtuar me fjalë "Gënjeshtare, gjobaxhie". Felaj i ka tërhequr vëmendjen, duke i thënë se do t'i  heq të drejtën e fjalës dhe do ta nxjerr jashtë.

DEBATI:

Ermonela Felaj: Një sqarim për listën e diskutantëve. Lista bëhet nga grupet dhe drejtuesi i seancës. Një minutë, se ju vetëm gënjeni dhe të gjithë ngatërresën ju e bëni bashkë me kolegët. Ne nuk bëjmë asnjë listë si të duam. Por listat kanë një logjikë që imponon rregullorja që është harmonizimi i grupeve.

Deputetja Ilda Dhori përfaqëson jo grupin parlamentar të PD, por grupin parlamentar Demokraci dhe Integrim. Si kundër Elda Hoti nuk përfaqëson grupin e PD, por grupin Aleanca për Ndryshim, kështu që nuk ka gabim në listë. Zonja Hoti do ta marrë kur ti vijë radha. Mos gënjeni kolegët tuaj.

Bardhi pa mikrofon: Gënjeshtare

Ermonela Felaj: Gënjeshtar je ti i kapur me fakte dhe prova që nuk e di ku i ke deputetet dhe deputetet nuk dinë se ku janë.

Bardhi pa mikrofon: Gjobaxhie

Ermonela Felaj: Zoti Bardhi ju tërheq vëmendje, ju lutem mos e përsërisni sepse ju heq të drejtën e fjalës dhe ju nxjerr jashtë. Ato gjobaxhiet shko tregoi atje ku të mësojnë sesi të vish dhe të flasësh kështu

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion