Gazetari britanik: Kryeministri Starmer xhuxh para Ramës, ky i fundit, i famshëm për atletet e tij të bardha

Politikë

Gazetari britanik: Kryeministri Starmer xhuxh para Ramës, ky i fundit, i

Gazetari britanik Tom Davidson i Evening Standart ka hedhur në rrjetin e tij social X një foto të kryeministrit shqiptar Edi Rama që takohet me kryeministrin e ri britanik Keir Starmer gjatë mbledhjes së komunitetit politik të BE që zhvillohet në Oksford përpara hyrjes në takim.

Por gazetari britanik evidenton dy detaje në komentet e tij bashkëngjitur fotos: së pari, faktin që kryeministri britanik është shumë i shkurtër në raport me Edi Ramën dhe tjetra se kryeministri shqiptar është i famshëm për prezantimin e vet me atlete të bardha.

“Keir Starmer duket xhuxh para kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama (i cili është i famshëm për atletet e tij të bardha)” shkruan gazetari në foton e realizuar nga Stefan Rousseau.

Sot 47 liderë europianë u takuan në Pallatin Blenheim për samitin e katërt të Komunitetit Politik Europian. Kryeministri i ri britanik kërkon të rivendosë një marrëdhënie të re me Evropën, pas daljes së Britanisë nga Unioni për shkak të Brexit që e nxori me referendumin e mbajtur në Qershor 2016, por që mori formë të prerë në 1 janar 2020

ME TE LEXUARAT