Gazetari bën deklaratën "bombë": SHBA vjen në mes të Tiranës dhe i dërgon politikanët në Guantanamo

Politikë

Gazetari bën deklaratën "bombë": SHBA vjen në mes

Gazetari i njohur kosovar, Milaim Zeka ka shpërthyer në deklarata të fortë ditën e sotme në një intervistë për Report tv.

Ai tha se në Shqipëri të gjithë ministrat e çdo qeverie janë bërë milionera ndërkohë që populli shqiptar s’ka pasur bukë të hajë. “Meta ka vilë 10 mln euro ndërsa Beqaj është multimilioner”, tha Zeka.

Lidhur me vendimin “non-grata” të Berishës, ai tha se është vetëm fillimi pasi lista do të vazhdojë me ata të PS dhe LSI. Sipas tij SHBA ka investuar për drejtësinë e re në Shqipëri dhe shumë shpejt do të ketë ngjarje të reja.

Milaim Zeka: Sali Berisha tha se Blinken ka prekur dinjitetin e tij, por shumë deputetë dhe ish-kryeprokurorja e shtetit janë fyer pikërisht nga ai, i ka thënë kryeministrit se djali juaj është i babait tuaj, se kuptoj sesi flet ai për fyerje të dinjitetit. Unë e admiroj për rrugën e Kombit, por ka pasur akuza se është bërë vjedhje e 200 milionë dollarëve në atë rrugë. Të gjithë ministrat janë bërë milionerë. Si e bëri Meta vilën në Gjirin e Lalzit që kushton nga tetë deri në 10 milionë euro.

Nga u pasuruan ministrat e Ramës dhe Berishës? Ndaj nuk e kuptoj fare vendimin e Blinken tani. Me dash SHBA vijnë tani në mes të Tiranës dhe me duar të lidhura i dërgojnë në burgun e Guantanamos. SHBA ka qenë faktori numër një përcaktues i fatit të kombit Shqiptar. Pa SHBA nuk do ekzistonim si komb, s’do kishte as Shqipëri as Kosovë. SPAK është krijuar me paratë dhe iniciativën e SHBA. Lista është e gjatë si te PD dhe LSI.

Do vazhdojë me akuza dhe të ministrave të Ramës. Kemi atë Ilir Beqajn e shëndetësisë është multi milioner. Këta ministra s’kanë pasur brekë në bythë dhe janë bërë multi milionerë ndërkohë që qytetarët e Shqipërsisë s’kanë bukë të hanë. Ministri i turizmit fliste për turizmin ndërkohë plazhet e Shqipërisë nuk kanë wc publike. Ne e dimë se e shëtisim shpesh bregdetin shqiptar

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion