Gara për kreun e PD, Edith Harxhi dorëzon kandidaturën: Oferta jonë, reformim i thellë i PD mbi idealet e ‘90

Politikë

Gara për kreun e PD, Edith Harxhi dorëzon kandidaturën: Oferta

Pas Fatbardh Kadillit, një tjetër demokrate ka shprehur interes të garojë për postin e kryetarit të PD-së.

Bëhet fjalë për Edith Harxhin, e cila është pjesë e ‘Grupit për PD’ që u shpreh pro dorëheqjes së Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pasi humbi zgjedhjet e 25 prillit.

Pas dorëzimit të kandidaturës, Harxhi tha pasditen e sotme se gara duhet të jetë e hapur dhe transparente. Ai theksoi se oferta e grupit për PD është reformimi i thellë i PD mbi idealet e 1990.

“Duhet të jetë një garë e hapur transparente dhe e barabartë, deri tani nuk është. PD duhet të kthehet tek ato vlera. Është një moment mjaft i vështirë për Shqipërinë. Ajo që ofrojmë si grup, si kandidate është një reformim i thellë i PD mbi idealet e 1990-1991. PD ka nevojë për një fillim të ri”, deklaroi Harxhi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion