Foto/ Ja dhuratat që mori Rama gjatë hapjes së tunelit të Murrizit!
Lajmifundit
/
14 Mars 2025, 16:31
Politikë

Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku morën pjesë këtë të premte në hapjen e tunelit të Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit.
Gjatë ecjes në tunel, Rama u takua me disa qytetarë.
Këta të fundit i dhuruan atij disa objekte siç ishin brirët e gdhendura të dhisë, të ngjashme me ato në përkrenaren e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut apo dhe një libër që titullohej "Historia e Dibrës".
Rama gjithshtu u prit me këngë, valle dhe veshje tradicionale nga një grup të rinjsh gjatë inaugurimit të tunelit


