Foto/ Ish-presidentë e ish-kryeministra “zihen” kush do paguajë kafet. Ndërhyn Spiropali: Të tilla zënka paçi

Politikë

Foto/ Ish-presidentë e ish-kryeministra “zihen” kush do

Ish-presidenti i Republikës Rexhep Meidani, ish-kryetari i Kuvendit Namik Dokle, ish-kryeministri Ylli Bufi, ish-ministri i arsimit Ethem Ruka dhe ish-deputeti Sherif Bundo janë takuar së fundmi për një kafe, një moment, të cilin Dokle ka zgjedhur ta bëjë publik në rrjetet sociale.

“Duke pritur kafen e radhës e bëjmë edhe një foto me miqtë: Rexhep Meidani, Ylli Bufi, Sherif Bundo, Ethem Ruka. Dhe pastaj fillon biseda miqësore, e sinqertë, e hapur për çdo temë.

Në fund, si të gjithë, edhe ne nisim “zënkën” e zakonshme: do paguaj unë, m’i lini mua kësaj radhe, pse vetëm ti do paguash”, shkruan Dokle përbri fotos.

Momenti i fiksuar nga ish-kreu i Kuvendit, ka ngjallur një seri komentesh e reagimesh, më së shumti pozitive në “Facebook”, por më për tu shënuar ishte ndërhyrja e ish-ministres Elisa Spiropali.

Foto/ Ish-presidentë e ish-kryeministra “zihen” kush do

“Kafja t’ju jetë bërë shëndet e fuqi, e të tilla zënka paçi gjithmonë”, komentoi Spiropali.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion