Flakadanët dhe tymueset drejt Kryeministrisë/ Shoqërohen në polici disa protestues

Politikë

Flakadanët dhe tymueset drejt Kryeministrisë/ Shoqërohen në
Pas përfundimit të protestës së opozitës policia ka shoqëruar disa protestues në polici.

Sipas asaj që raportohet, më shumë se 5 protestues janë shqoëruar nga policë civil. Shoqërimi i tyre vjen pas hedhjes së flakadanëve dhe tymueseve drejt godinës së Kryeministrisë.

Protesta e opozitës e thirrur nga grupi i Rithemelimit dhe partitë e tjera opozitare nisi rreth orës 17:40. Në këtë protestë kanë mbajtur fjalën disa nga deputetët dhe ish-deputetët e PD. Fjalën i pari e mori Luçiano Boçi, por edhe Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Albana Vokshi. Në fund përmes një video-konference, mbajti fjalën e tij edhe kryedemokrati Sali Berisha.

Më pas kur gjithçka dukej sikur mbaroi, mjete piroteknike të rrezikshme, gurë dhe shashka u hodhën në drejtim të efektivëve që u bënë gardh para Kryeministrisë. Asnjë nga drejtuesit e opozitës nuk i ka ndaluar protestuesit, por i kanë lejuar ata që të sulmojnë policët.

Nga ana e këtyre të fundit, nuk ka pasur në asnjë moment reagim, përveç rritjes së nivelit të gatishmërisë për çdo përshkallëzim të mundshëm.

Pas efektivëve të rendit kanë dalë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt dhe Forcat Shqiponja, nisur nga tentativat për çarë kordornin e sigurisë. Më shumë se 10 shishe me benzinë (të ashtuquajtura bomba molotovë) janë hedhur drejt Policisë dhe shkallëve të Kryeministrisë.

Kordoni i parë i policëve të thjeshtë që qëndronin në rreshtin e parë u zëvendësua me efektivët e FNSH-së, të përgatitur me skafandara dhe mburoja të posaçme. Edhe gardhi metalik është rrëzuar në një pjesë të tij.

Policia e Shtetit ka pas informacione për akte të dhunshme në këtë tubim të parë të opozitës, pas bashkimit të fraksioneve kryesore të saj, por fatmirësisht tensionet nuk kanë vazhduar për shumë gjatë.

 

ME TE LEXUARAT