Fjalimi në gegnisht i deputetes së PS në Kuvend transkriptohet në shqipen standarde, Kuvendi: Detyrim ligjor

Politikë

Fjalimi në gegnisht i deputetes së PS në Kuvend transkriptohet

Fjalimi i deputetes Marjana Koçeku në dialektin gegë gjatë seancës së 14 prillit është përfshirë në procesverbalin zyrtar të Kuvendit të Shqipërisë i transkriptuar në gjuhën standarde shqipe.

Sipas Kuvendit, i pyetur nga BIRN, përdorimi i shqipes standarde në dokumentet zyrtare është një detyrim ligjor dhe të gjitha transkriptimet duhet të ndjekin normat e drejtshkrimit të gjuhës së unifikuar. Institucioni ka sqaruar gjithashtu se deputetët mund të kërkojnë korrigjime vetëm për pasaktësi në përmbajtje, por jo për mënyrën e të shprehurit apo dialektin e përdorur.

Koçeku, e zgjedhur nga listat e Partisë Socialiste në Shkodër, e mbajti fjalimin në gegërisht duke trajtuar çështje të zhvillimit në zonat malore të veriut. Përdorimi i dialektit u bë pjesë e debatit publik, pas deklaratës së saj se “gegnishtja jeme âsht politike”.

Çështja ka nxitur reagime të ndryshme në opinionin publik dhe media, ku disa e kanë parë si shprehje identiteti gjuhësor, ndërsa të tjerë kanë ngritur kritika për përdorimin e dialektit në një institucion shtetëror.

Në procesverbalin zyrtar të Kuvendit, megjithatë, fjalimi i saj figuron i përshtatur në gjuhën standarde, në përputhje me rregullat institucionale për dokumentimin e seancave plenare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion