Fjala e Ramës në Kongresin e PS, Bardhi: Të vërtetën e quan helm, korrupsionin reformë!

Politikë

Fjala e Ramës në Kongresin e PS, Bardhi: Të vërtetën e

Pas fjalimit të gjatë të kreut të rilindjes Edi Rama në kongresin e PS ka reaguar edhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi.

Bardhi tha se Edi Rama prej 26 vitesh në politikë është i njëjti duke e quajtur “të vërtetën helm, ndërsa korrupsionin reformë”.

Në një postim në rrjetin social Facebook ai e quan kreun e qeverisë Rama një gënjeshtar që ka marrë peng të ardhmen europiane të vendit.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Edi Rama prej 26 vitesh në politikë është i njëjti:

të vërtetën e quan helm;

korrupsionin e quan reformë;

hajdutin e quan të suksesshëm;

kriminelin e quan deputet;

vjedhjen e zgjedhjeve e quan fitore;

vilën e tij në Surrel e quan Shqipëri.

Gënjeshtar që ka marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë! 12 vite përralla e gënjeshtra janë shumë kohe e humbur për Shqipërinë dhe shqiptarët e ndershëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion