U grumbulluan tek paraburgimi në “Mine Peza” pas arrestimit të Veliajt, policia procedon 8 qytetarë

Arrestimi i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë që disa qytetarë të mblidhen dje tek paraburgimi në “Mine Peza”.
Policia tha se ka nisur hetimet ndaj tyre per prishje te qetësisë publike, për 8 qytetarë.

Blutë e Tiranës thonë se këta persona, përveçse kanë prishur qetësinë publike, nuk i janë bindur urdhrit të policisë për t’u larguar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, për shtetasit S. L., E. V., M. D., B. L., A. K., K. M., A. B. dhe A. K., pasi më datë 11.02.2025, rreth orës 00:30, në rrugën “Mine Peza”, kanë prishur qetësinë publike dhe nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për t’u larguar”, tha Policia.
Siç shihet edhe në këto pamje, disa qytetarë u grumbulluan në hyrje të paraburgimit te “Mine Peza” ku mbahet në qeli kryebashkiaku Erion Veliaj.


