Festa e 34-vjetorit të Partisë Socialiste, kush ishin të ftuarit që nuk pranuan ftesën e Edi Ramës!

Politikë

Festa e 34-vjetorit të Partisë Socialiste, kush ishin të ftuarit

Partia Socialiste festoi me 1 javë vonesë 34-vjetorin e krijimit të saj, për shkak të mungesës së kryetarit të saj, Edi Rama, i cili ndodhen në SHBA kur mori pjesë në dasmën e djalit të George Soros, Aleks.

Mes shumë personazhesh të PS, të vjetër e të rinj, nga Gramoz Ruçi e deri te Sara Mila, kandidatja më e votuar në zgjedhjet e fundit, në festë u vu re mungesa e Pandeli Majkos. Ish-kryeministri nuk do të jetë më në Parlamentin e ri që nis në shtator, pasi nuk arriti të merrte votat e duhura në listën e hapur për të siguruar mandatin.

Në festë nuk ishin të pranishëm edhe Taulant Balla, Fatmir Xhafaj dhe Toni Gogu. Por ndërsa mungesës së Majkos nuk i dihet arsyeja, tre deputetët janë të justifikuar, pasi kanë qenë në Strasburg, ku morën pjesë në Komitetin e Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri.

“Edhe ata që nuk janë të pranishëm, janë pjesë e pandashme e kësaj familjeje të madhe politike. Festa është edhe më e veçantë pasi vjen pas një fitore shumë domethënse për Partinë Socialiste”, tha Rama në fjalën e tij. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion