“Fëmija im 6 vjeç duhej të operohej se përndryshe vdiste”, Kryemadhi me lot në sy: SPAK gënjen se kemi harxhuar 106 mijë euro për operacione

Politikë
“Fëmija im 6 vjeç duhej të operohej se përndryshe

Monika Kryemadhi në deklaratën për media pas arrestimit të ish-bashkëshortit të saj Ilir Meta, tha se SPAK gënjen kur thotë se ka harxhuar 106 mijë euro për operacione.

Kryemadhi tha kur fëmija i saj ka qenë 6 vjeç ka pasur nevojë për ndërhyrje të menjëhershme, pasi përndryshe do të vdiste. Ajo shprehet se dhe Meta ka bërë operacione dhe se paratë i ka paguar vetë ajo.

Monika Kryemadhi: Ndihem shumë e fyer, që SPAK gënjen ku thotë 106 mijë euro kushtuan operacionet. 6 vjeç fëmija im është operuar dhe mjekët i kanë thënë se nuk jeton më nëse nuk kurohet. Ka bërë dhe Meta një operacion shëndetësor, që e kam paguar unë cash dhe nuk e di Ilir Meta sesa kushtuar. Ilir Meta nuk ka paguar asnjëherë në jetën e vet asnjë shishe ujë. Kam qenë dhe unë që kam marrë dhe rrogën e Metës në bankë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion