Ethet e listave të kandidatëve, dy aleatët Fatmir Mediu dhe Agron Duka mbërrijnë në selinë e PD

Politikë

Ethet e listave të kandidatëve, dy aleatët Fatmir Mediu dhe Agron

Teksa ka filluar numërimi mbrapsht për shpalljen e listave të kandidatëve për deputetë, në selinë blu janë shtuar lëvizjet.

Mesditën e sotme në shtëpinë e demokratëve kanë mbërritur kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe ai i PAA-së, Agron Duka.

Të dy, sipas marrëveshjes kanë marrë nga një vend në listën e sigurtë të listës, ndërkohë që me publikimin e listës përfundimtare, do të shikohet edhe numri i kandidatëve që ata kanë në listat e hapura.


Mediu do të jetë kandidat në listën e sigurtë të Tiranës, ndërsa një emër i zgjedhur nga Agron Duka do të kandidojë në Durrës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion