“Çështja Berisha”/ Basha takim në selinë blu me ‘të besuarit e tij’ në PD

Politikë

“Çështja Berisha”/ Basha takim në selinë blu

TIRANË
Kryedemokrati Lulzim Basha, ka zhvilluar një mbledhje këtë paradite me 7 deputetë.

Fokusi i takimit ka qenë qasja në publik për “çështjen Berisha”. Eshtë diskutuar se çfarë mesazhi do i transmetohet publikut, për këtë tematikë.

Deputetët e pranishëm në takim ishin: Tomor Alizoti, Belind Këlliçi, Ervin Salianji, JoridaTabaku, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj, Alfred Rushaj.

Kujtojmë se në orën 17:00 do të zhvillohet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku do të caktohen sekretariatet, komisionet, si dhe byroja. Sa i përket komisioneve, nga 8 në total, tre do të drejtohen nga PD, ndërsa në pesë të tjerat, Partia Demokratike do të ketë postin e nënkryetarit. Një orë para seancës ne PD është njoftuar mbledhja e grupit parlamentar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion