Escobar për opozitën: Udhëhiqet nga dikush që na kujton Shqipërinë e viteve ’90

Politikë

Escobar për opozitën: Udhëhiqet nga dikush që na kujton

I dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, përpara largimit nga kjo detyrë, i ka dërguar një mesazh të fundit partive politike në Shqipëri e veçanërisht opozitës.

Duke folur për sfidat me të cilat vendi përballet në rrugën e integrimit, Escobar theksoi nevojën e një opozite të fortë përballë qeverisë e cila mund t’ju ofrojë qytetarëve opsione të ndryshme.

“Për këtë duhet që opozita të jetë shumë e qartë se cili është qëndrimi i saj, të jetë e qartë për udhëheqjen e saj. Dhe më duhet të them, shpresoj që zgjedhja për drejtimin të mos jetë dikush që na kujton ditët e këqija e të vjetra në Shqipërinë e viteve ’90. Kështu që unë shpresoj se përfundimisht partia kryesore opozitare do ta gjejë rrugën e saj”, tha Escobar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Escobar vlerësoi gjithashtu progresin që vendi ka bërë në arenën ndërkombëtare.

“Shqipëria ka treguar një nivel lidershipi ndërkombëtar. Është mahnitëse kur e mendon se ku e filloi ky vend ne vitin 91. Shqipëria ishte vend anëtar i këshillit të sigurimit si një vend jo anëtar i përhershëm, por dha një kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen e Ukrainës dhe ne çështje të tjera ndërkombëtare”, tha ai.

Gabriel Escobar ka shërbyer si i dërguar i posaçëm i Uashingtonit në rajon për 10 vite.

ME TE LEXUARAT