Ervin Salianji mesazh nga burgu mbështetësve: Jam me ju, në luftë ndaj regjimit të Ramës

Tirane - Ervin Salianji ka shperndare ne faqen e tij nje mesazh nga burgu, 24 ore pasi ka nisur vuajtjen e denimit me nje vit heqje lirie, pasi gjykata e Apelit e denoi per kallezim te rreme ne ceshtjen Babale.
Mesazhi i Salianjit:
Miqtë e mi, mbështetja dhe forca që më keni dhënë në këto 24 orë ka qenë e jashtëzakonshme!
Dua t'ju siguroj se kam gjithë energjitë për të dal triumfues dhe për t’u bashkuar me ju në luftë ndaj të keqes që mban mbërthyer këtë vend prej 11 vitesh!
Falenderime nga zemra!
Ish deputeti demokrat po e vuan denimin ne burgun e Fierit, ku eshte derguar diten e djeshme pas vetedorezimit ne policine e Tiranes.


