Emri/ Ndryshime në qeveri, Këshilli i Ministrave emëron zv.ministrin e ri të Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionin

Politikë

Emri/ Ndryshime në qeveri, Këshilli i Ministrave emëron

Këshilli i Ministrave, ka emëruar në detyrën e zëvendësministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliun.

Enkelejd Musabelliu
Me vendimin e marrë sot, Enkelejd Musabelliu bëhet zëvendësministri i pestë i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e drejtuar nga ministri Blendi Gonxhja.

Aktualisht postin e zëvendësministrit e mbajnë edhe Blerta Rama, Lira Pipa, Olta Manjani dhe Sokol Duma.


V E N D I M  PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Enkelejd Musabelliu emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion