E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn takohet me kreun e AMP, zbardhen detajet!

Politikë
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn takohet me kreun e AMP, zbardhen detajet!

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Florian Sulejmani, dhe vlerësoi angazhimin e Drejtorit të Përgjithshëm dhe AMP-së për integritet dhe profesionalizëm, teksa shton vetting-ut, hetimeve dhe inspektimeve.

VanHorn dhe Sulejmani diskutuan përpjekjet e AMP-së për ndërveprim me komunitetin, aftësitë e saj të mbikëqyrjes dhe njësinë e saj të poligrafit, si dhe ndërveprimim me agjenci të tjera shqiptare për të rritur llogaridhënien dhe transparencën te zyrtarët e zbatimit të ligjit.

Ata vunë në dukje rëndësinë e reagimit të AMP-së ndaj ankesave publike si një mënyrë për të forcuar besimin e publikut dhe sundimin e ligjit,  thelbësore për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Drejtori i Përgjithshëm falënderoi ICITAP-in për përkushtimin e tij për ndërtimin e kapaciteteve dhe profesionalizmit brenda AMP-së, si dhe për kontributet në pajisje, IT, dhe për ekspertizën e Ekipit Këshillimor të AMP-së, i cili është i integruar në Ministrinë e Brendshme.


Që nga viti 2020, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar ndihmë teknike, trajnim dhe mentorim për AMP-në përmes Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të Drejtësisë së SHBA, në mbështetje të misionit të saj për përparimin e mbikëqyrjes policore, llogaridhënies dhe sundimit të ligjit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion