E akuzoi se ka marrë pronat e kishës në jug, Rama ironizon Berishën: Përçartje madhështore

Politikë

E akuzoi se ka marrë pronat e kishës në jug, Rama ironizon

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryedemokratin Sali Berisha pasi ky i fundit e akuzoi se ka vjedhur pronat e kishës.

“Përçartje madhështore fare…”, shkruan Rama në “Facebook”, krah videos së një bufi, ndërsa në sfond dëgjohet pikërisht kjo deklaratë e kryedemokratit.

“Historiku i Edi Ramës, një hajn i papërmbajtur gjithë jetën e tij shtrihet edhe në shumë e shumë dekada, periudha që ai akoma nuk kishte lindur.

Ky njeri i është sulur si një hajn i papërmbajtur pronave të kishës. Në dosjen e tij, ka falsifikime të paimagjinueshme, ka shqyrtime dhe vendime jashtë çdo afati ligjor dhe antiligjore.

 Ka ndryshime datash që vetëm falsifikatorët që i kanë bërë, e dinë. Vendime gjykatash që janë të vitit 2003 dhe paraqiten si të vitit 2013. Nuk e merr dot kush vesh se çfarë qëndron aty se dosja është e kyçur në sirtarin personal të Sokol Sadushit dhe nuk del”, u shpreh Berisha një ditë më parë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion