"Dua të marr hak”, Rama: Na kanë poshtëruar të huajt dhe tanët me dhjetëra e dhjetëra vite

Politikë

"Dua të marr hak”, Rama: Na kanë poshtëruar të

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga ndjekësit e tij në Facebook, në rurbrikën “Sy më sy” se ku e gjen energjinë për të ekspozuar bukuritë natyrore të Shqipërisë.

Rama, si përgjigje shprehet se është koha që Shqipëria të marrë hak, për mënyrën sesi është trajtuar ndër vite nga të huajt apo dhe shqiptarët.

Ku e gjen energjinë?

Rama: Veç hidros kemi edhe diellin.

Energjinë më të madhe e di ku e gjej, tek hakmarrja, dua të marr hak, të marrim hak, na kanë poshtëruar shumë gjatë, na kanë poshtëruar të huajt, tanët, me dhjetëra e dhjetëra vite, tani është koha të marrim hak, e di është fantastike, të marrim hak duke u ulur në tryezën e BE, njësoj me të tjerët dhe duke bërë për lezet atë shenjën, gropë kemi në fund fare si për mua që jam dy metra, si për ty.

 

ME TE LEXUARAT